“Tërmet” në NBA. Kevin Durant dhe Kyrie Irving bashkohen në një ekip

Kevin Durant dhe Kyrie Irving janë larguar respektivisht nga Golden State Warriors dhe Boston Celtics për të luajtur bashkë në një ekip tjetër në NBA, duke shkaktuar një “tërmet” të vërtetë në basketbollin amerikan.

Bëhet fjalë për Brooklyn Nets, që menjëherë kthehet në një skuadër të frikshme në Konferencën e Lindjes dhe jo vetëm.

Kështu, Durant braktis Warriors pas 3 sezonesh ku fitoi dy unaza kampioni (2017 dhe 2018). Basketbollisti i famshëm do të fitojë në skuadrën e re plot 164 milionë dollarë për 4 sezone.

Ndërkohë, Kyrie Irving do të fitojë 141 milionë dollarë për të njëjtin numër sezonesh.

Bashkë me dy yjet e mësipërme, me Nets sezonin e ardhshëm do të bashkohet edhe qendra DeAndre Jordan, i cili më parë ka luajtur me Los Angeles Clippers, Dallas Mavericks dhe New York Knicks.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN