Vasili: Batërdi e pashembullt në pluralizëm, në Urën Vajgurore kandidati fitoi me 140% – A2

Vasili: Batërdi e pashembullt në pluralizëm, në Urën Vajgurore kandidati fitoi me 140%

Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat akuzoi mazhorancën  për ”krime zgjedhore të pashembullta në historinë pluralizmit shqiptar”.

Vasili deklaroi se edhe pse “ vetë organizonin zgjedhjet, i numëronin, i administronin dhe bënin gjithçka, Edi Rama dhe të tijtë kanë filluar dhe kanë konsumuar dje një batërdi”.

Vasili dha disa shifra. “Në bashkinë e Urës Vajgurore, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Partisë Socialiste, kane votuar 5900 votues. Por sa vota ka numëruar komisioni socialist? Ka numëruar 7666 vota. Pra të nderuar qytetarë, kandidati socialist i Partisë Socialist në Urën Vajgurore fiton me 140 e ca % të votave”.

E njëjta gjë ka ndodhur sipas tij në Malësi të madhe, ku nga 7200 votues janë numëruar 7772 vota, duke i dhënë kandidatit socialist 110% e votave.  

Vasili sulmoi edhe faktorin ndërkombëtar. “ Ky krim i padëgjuar I Kushtetutës dhe demokracisë është konsumuar në sytë e tyre. Çfarë janë këta? Përse duhen dhe ç’rol kanë në Shqipëri?”, pyet nënkryetari i LSI-së.

Shkarkoni aplikacionin e A2