Vijon operacioni “Krasta”, arrestohet në Rimini i kërkuari – A2

Vijon operacioni “Krasta”, arrestohet në Rimini i kërkuari

Në vijim të operacionit “Krasta”, Policia e Elbasanit bën me dije së në bashkëpunim me Task-Forcën Speciale, Zyrën Ndërlidhëse të Oficerëve Italianë në Shqipëri dhe me Interpol Romën u bë i mundur arrestimi në Rimini i shtetasit E.Ç i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Për 28-vjeçarin E. Ç., Gjykata kishte shpallur masën e sigurisë arrest në burg për vrasje në rrethana cilësuese të dy personave dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas prokurorisë E.Ç. akuzohet për vrasjen e babë e bir më 15 gusht të 2019 në lagjen “Çlirim” të Elbasanit.

Në kuadër të operacionit “Krasta”, më 14 qershor u arrestuan dhe u ndaluan 10 persona, si dhe u shpallen në kërkim 5 shtetas të tjerë, ndër ta edhe 28-vjeçari i kapur sot në Itali.

Shkarkoni aplikacionin e A2