A është Soros rrezik për Shqipërinë? Mediu: Ka prishur balancat

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë intervistës tek “I Ftuari” është pyetur nga gazetari Endri Xhafo dhe nëse George Soros përbën një rrezik për Shqipërinë dhe a është kthyer vendi ynë në një “epruvetë” eksperimentale.

Republikani Mediu u shpreh se Soros njihet për mbështetjen e tij ndaj axhendave të majta dhe për sa kohë që kjo axhendë është e njëanshme në vendin tonë, atëherë përbën rrezik sepse prish balancat.

“A është George Soros antirepublikan? Është. A ka George Soros një axhendë të majtë? Ka. A është kjo axhendë pjesë e lëvizjeve politike në Shqipëri? Padyshim që është. Po duhet të ankohem unë pse Edi Rama ka raporte me George Soros?! Unë ku ta gjej të përpiqem të gjej një tjetër që të ketë raporte me të djathtën. Padyshim nëse axhenda është e njëanshme për mua përbën rrezik, nuk është e balancuar. Për sa kohë prish balanca politike, për mua ka një risk”, deklaroi Fatmir Mediu tek “I Ftuari”.  

Shkarkoni aplikacionin e A2