Aksident në Shëngjin, një i vdekur dhe një i plagosur

Një person ka humbur jetën në zonën e Lapidarit, Shëngjin, pasi ndërsa po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga mjeti me drejtues shtetasin L.Ç., banues në Prizren.

Viktima, me inicialet E.N., banues në Lezhë, ka ndërruar jetë në vend, ndërsa është transportuar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën shtetasi A.P., banues në Lezhë që ndodhej si pasagjer në motoçikletë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN