Balla për Metën: Meriton vetëm përqeshje popullore

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas konferencës për shtyp të Presidentit Meta. Përmes një postimi në Facebook Balla deklaron se Partia Socialiste po pret të votohet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës.

“Ne po presim të votojmë Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij dhe do të presim pastaj raportin e Komisionit për të miratuar shkarkimin, të cilin natyrisht do ta shqyrtojë Gjykata Kushtetuese, por deri atëherë jemi të vetëdijshëm se do të kemi një President që si njeri meriton keqardhje, si politikan meriton injorim, si president meriton vetëm shkarkim! Dhe për sjelljen prej gaztori cirku sot dhe gjatë gjithë këtyre kohëve, meriton vetëm përqeshje popullore!”, shkruan Balla në Facebook.

Edhe pse nuk ka komentuar drejtpërdrejt fjalën e Metës, Kryeministri Rama shpërndau në Twitter një postim të ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në të cilin ironizohej fjala e Presidentit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN