Basha mbledh kryebashkiakët e djathtë – A2

Basha mbledh kryebashkiakët e djathtë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi në një takim 15 kryetarë të bashkive të djathta, të cilët do u duhet të lenë zyrat e tyre, pas certifikimit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Pas rreth dy orë diskutim, nuk pati një vendimmarrje, por kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu paralajmëroi se nuk do e lërë zyrën, ndërsa kryebashkiakja e Shkodrës, tha se një vendim do të merret në ditët në vijim.

Sipas Kodit Zgjedhor, kryebashkiakët e djathtë duhet të dorëzojnë detyrën, në ditën që KQZ ka shpallur rezultatin e zgjedhjeve paraardhëse, çka do të thotë në 10 gusht.

Shkarkoni aplikacionin e A2