Berlusconi, deputeti më i moshuar në PE, autografe në bluzën e Milanit – A2

Berlusconi, deputeti më i moshuar në PE, autografe në bluzën e Milanit

Silvio Berlusconi rikthehet në Parlamentin Europian për të vijuar projektin e tij politik, por tashmë si eurodeputeti më i moshuar në sallë.

Në ditën e parë të punës, 82-vjeçari u rrethua nga adhurues të shumtë, të cilët e përshëndetën dhe realizuan foto me politikanin italian.

Pati edhe nga ata eurodeputetë që i kërkuan Berlusconit autograf në një fanellë të Milanit.

Lideri i partisë “Forza Italia” rikthehet në Parlamentin Europian pas 6 vitesh, pasi u çlirua nga të gjitha akuzat kundër tij, përfshirë për evazion fiskal.

Shkarkoni aplikacionin e A2