Çudia në Greqi, politikani premton shërim dhe një mur me mina me Turqinë

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi kanë sjellë mjaft çudira. Një ndër to është dhe prezantuesi, shitësi i kurave mrekullibërëse dhe politikani, Kyriakos Velepoulos. Ai dëshiron të ndërtojë një mur për t’i mbajtur emigrantët jashtë vendit dhe në strukturë kërkon të vendosë mina.

“Nuk më intereson çfarë thotë Europa. Do të mbroj kufijtë për një arsye të vetme, pasi jam në rrezik nga Turqia”, tha Kyriakos Velopoulos, kandidat.

Gjithashtu premton mbajtjen e një referendum për dënimin me vdekje të shpërndarësve të drogës dhe pedofilëve.

“Për mua është shumë e rëndësishme që shpërndarësit e drogës, grabitësit e shpirtrave, personave dhe fëmijëve si dhe pedofilët të kenë një dënim të vetëm: vdekjen”, tha kandidati.

53-vjeçari shpreson që të përsërisë suksesin e zgjedhjeve europiane, ku partia e tij “Zgjidhja Helene” fitoi një vend. Kundërshtarët e konsiderojnë Velopoulos një fanatik të së djathtës, megjithatë ai ka tërhequr mjaft vëmendjen e qytetareve në Greqi. Sipas një sondazhi, partia Zgjidhja Helene mund të arrijë deri në 3.5% të votave, thënë ndryshe mund të fitojë deri në 10 deputetë në parlament. 

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN