Dosja 339, Niçja i Shijakut kërkon të lirohet nga qelia

Altin Avdyli, një nga të arrestuarit e dosjes 339, I njohur me nofkën “Niçja”, kërkon të lirohet nga qelia.

I dyshuari si pjesë e grupit kriminal të “Avdylajve” në Shijak, i është drejtuar Gjykatës për Krimet e Rënda për të shfuqizuar masën e sigurisë “arrest në burg”, caktuar për të në tetor 2018.

Seanca e parë e shqyrtimit të kësaj kërkese është shtyrë për shkak të mosparaqitjes së avokatëve dhe vetë Niçes, ndërsa e radhës është caktuar më 11 korrik. Kjo kërkesë është e gjashta në radhë e bërë nga Altin Avdylaj për të dalë nga qelia.

Në vijimësi ai ka argumentuar se prokuroria nuk ka prova për ta mbajtur në paraburgim, por për të paktën 5 herë nuk ka mundur të bindë gjyqtarin Bib Ndreca për t’i zbutur masën e sigurisë.

Tre muaj pas arrestimit, Altin Avdyli, ose Niçja u kthye në personazhin më të përfolur të dosjes 339 pas publikimit të disa përgjimeve telefonike mes tij dhe kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Shkarkoni aplikacionin e A2