Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Etrit Berisha braktis Atalantën dhe Champions-in. Arrin marrëveshjen me Spalin

Nga A2 CNN
2 Korrik 2019, 09:03 | Futboll
Etrit Berisha braktis Atalantën dhe Champions-in. Arrin marrëveshjen

Etrit Berisha ka mbyllur marrëveshjen me italianët e Spal dhe zyrtarizimi në klubin e ri mbetet çështje orësh.

Gardiani kuqezi do të largohet nga Atalanta pas 18 paraqitjesh në sezonin që lamë pas, duke humbur mundësinë e të luajturit në Champions me bluzinjtë.

Konfirmimi i portierit Golini ka bërë që Berisha të mendojë largimin për të gjetur hapësira si titullar, duke zgjedhur ofertën e Spalit dhe duke mos u larguar nga Italia.

Sipas ekspertit të merkatos, Gianluca Di Marzio, portieri 30-vjeçar do të udhëtojë drejt Ferraras ditën e enjte për të kryer vizitat mjekësore.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli