Europa League, Prishtina kërkon në Gjibraltar kualifikimin

Prishtina sfidon sot rivalët nga Gjibraltari, Sant Hose, në takimin e kthimit për para-eleminatoret e Europa League.

Pas paraqitjes zhgënjyese në takimin e parë, ku nënkampionët e Kosovës nuk shkuan dot më shumë se një barazim 1 me 1 në shtëpi, skuadra e trajnerit Mirel Josa do të kërkojë biletën e kualifimit nga kjo transferfë.

Në “Victoria Stadium”, Prishtinës i nevojitet fitorja ose një barazim me gola në mënyrë që të vijojë rrugëtimin në këtë kompeticion.

Fituesi i kësaj përballjeje do te kalojë në turin e parë të Europa League, atje ku do të gjejë klubin legjendar skocez, Rangers.

Shkarkoni aplikacionin e A2