Evropa dhe e ardhmja, Valdet Rama motivon Kukësin

Gjashtë muaj te Kukësi, gjysmë faze si protagonist dhe një trofe i fituar. Valdet Rama u konfirmua në yllin e skuadrës dhe po përgatitet për pjesëmarrjen në Europa League.

 “Deri tani kemi punuar shumë mirë. Kanë qenë edhe stërvitjet të rënda. Kjo është një normale në këtë periudhë të përgatitjeve. Po bëhemi gati për Europa League dhe kemi përballë një skuadër që është shumë e fortë. Ndaj duhet të punojmë”, thotë Rama.

Sipas ish-sulmuesit të Kombëtares, Kukësi nuk e mendon duelin me italianët e Torinos në turin e dytë, edhe pse beson te suksesi ndaj Debrecenit.

 “Të them të drejtën nuk mendoj për Torinon. Për momentin vetëm për Debrecenin duhet të mendojmë të kalojmë. Shpresojmë t’ia dalim me sukses”, vijon ai.

Në fund, Valdet Rama bëri një përmbledhje të aventurës te Kukësi, duke dhënë sinjale pozitive për vazhdimësinë me klubin.

 “Me Kupën që e morëm në fund bëmë detyrën më së miri dhe ishte diçka pozitive. Kam akoma kontratë dhe do flasim me drejtuesit dhe të vendosim se çfarë do të bëjmë”, përfundon ylli i Kukësit.

Shkarkoni aplikacionin e A2