Fatmir Mediu kundër djegies së mandateve?

Në “I Ftuari” të Endri Xhafos, Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane, ka lënë të nënkuptohet se ka qenë kundër djegies së mandateve nga deputetët e opozitës.

“Unë kam një parim shumë të vlefshëm me veten time: sipas një shprehje, të mos bëhen dy të këqija bashkë, humbja e florinjve dhe gëzimi i fqinjëve . Ti nuk e di as debatin as qëndrimin tim në raportin opozitar, me qëndrime të ndryshme. Unë jam opozitar dhe për mua i vlefshëm është bashkëpunimi dhe veprimi i përbashkët. Unë kam pasur dhe kam mendimet e mia gjithmonë, por kur bëhet vendimi i përbashkët, unë ndjek linjën e përbashkët. Mendoj se është një qëndrim i drejtë, ka qenë historikisht kjo linjë e Partisë Republikane”, u shpreh Mediu.

Më tej, kreu i Partisë Republikane thotë se sot kemi një realitet të pranuar nga ndërkombëtarët se në Shqipëri ka një qeverisje që vjedh në mënyrë permanente zgjedhjet.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN