“Forca numëruesve, si një trup i bashkuar drejt tejkalimeve të reja”, Meta nis ditën me Enver Hoxhën dhe Kim Jong-un

Presidenti Ilir Meta vazhdon të ironizojë procesin zgjedhor të 30 Qershorit.

Me anë të një postimi në Facebook mëngjesin e së hënës, Kreu i Shtetit shkroi: “Mirëmëngjes të dashur miq! Forca numëruesve, si një trup i bashkuar drejt tejkalimeve të reja! Nga fitorja në fitorje! Destinacioni dihet. Kalofshi të gjithë një ditë të bukur sot”.

Postimi u shoqërua me një video ku shihet Enver Hoxha që thotë: “Mobilizohuni të gjithë si një trup që ta tejkalojmë planin tonë”.

Në pjesën e fundit të videos duket edhe Kim Jong-un, udhëheqësi i Koresë së Veriut.

Shkarkoni aplikacionin e A2