Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gjendet pas 3 ditësh trupi i pajetë i futbollistes shqiptare në Itali

Nga A2 CNN
2 Korrik 2019, 20:49 | Futboll

Polumbarët italianë të ndihmuar dhe nga mjetet speciale të kërkimit kanë bërë të mundur nxjerrjen nga ujërat e liqenit të Como-s trupin e shqiptares, Florijana Ismajli.

Futbollistja shqiptare nga Presheva që luante për ekipin e Young Boys u zhduk në ujërat e liqenit të njohur italian ditën e shtunë, pasi u hodh nga një varkë ku po shëtiste me një miken e saj.

Trupi i Florijanës u gjet në një zonë të thellë të liqenit të Comos rreth 204 metra. Më parë për të lokalizuar trupin u përdor dhe një robot i specializuar për kërkime në thellësi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë