Iu refuzua azili në Francë, riatdhesohen 29 persona

Me një avion të posaçëm kanë mbërritur në Rinas 29 shtetas shqiptarë nga Franca, të cilëve u ishte refuzuar azili në këtë shtet.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit edhe njëherë apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të mos tentojnë për të kërkuar azil dhe mos abuzojnë me rregullat për lëvizjen në hapësirën “Schengen”, si dhe të tregojnë kujdes mos bien pre e mashtrimeve për të marrë dokumente false me qëllim përfitimin e azilit në vendet e BE-së, pasi shanset për të përfituar janë zero. 

Operacionet e riatdhesimit  nga Policia Kufitare në bashkëpunim me partnerët e vendeve të BE-së do vijojnë edhe në javët e ardhshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2