Kupa e Afrikës, përfundon faza e grupeve. Kualifikohen të mëdhatë – A2

Kupa e Afrikës, përfundon faza e grupeve. Kualifikohen të mëdhatë

Kupa e Afrikës ka mësuar skuadrat e radhës që kualifikohen në 16 më të mirat e këtij edicioni.

Bregu i Fildishtë nuk ka patur shumë punë përballë Namibisë, skuadrës së fundit të grupit D të cilët i mundën 4 me 1.

Maroku u mjaftua edhe një herë tjetër vetëm me një gol, për të siguruar fitoren përballë Afrikës së Jugut. Marokenët e mbyllën grupin me 9 pikë të plota në vendin e parë dhe me rrjetë të paprekur.

Edhe Senegali i Sadio Mane arriti të sigurojë kualifikimin falë fitores 3-0 përballë Kenias, atje ku ylli i Liverpulit shënoi dy herë.

Në 1/16 e Kupës së Afrikës do të jetë edhe Algjeria, që është gjithashtu perfekte në grupin C, me 3 fitore dhe zero gola të pësuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2