Leopardi i uritur bën “kërcimin e jetës” për të kapur prenë

Fotografi dramatike tregojnë momentin kur një leopard i uritur hidhet në ajër për të kapur prenë e tij, një antilopë. Fotografitë, realizuar nga Kevin Dooley në rezervatin Mashatu në Botsvana, tregojnë se pavarësisht përpjekjes së antilopës për të shpëtuar, e ka të pamundur t’i rezistojë forcës së leopardit. “Këto kanë qenë pa diskutim fotot më të mira të realizuara ndonjëherë në jetën time”, tha Dooley për mediat britanike.

Shkarkoni aplikacionin e A2