Lufta tregtare SHBA-Kinë tkurr fabrikat

Aktiviteti i fabrikave është tkurrur në pjesën më të madhe të Europës dhe Azisë në muajin qershor, i ndikuar ndjeshëm nga lufta tregtare Kinë-SHBA. 

Një sërë anketash pesimiste për bizneset dhe tregues zyrtarë janë publikuar në fillim të javës, duke pasuar paralajmërimin e liderëve të G20 në Japoni për ngadalësimin e ekonomisë botërorë dhe intensifikimin e tensioneve gjeopolitike e tregtare.

Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ranë dakord për të rifilluar bisedimet tregtare pasi presidenti amerikan Donald Trump ofroi lehtësime, përfshirë përjashtimin e tarifave të reja si dhe heqjen e kufizimeve për Huawei. 

Por, pavarësisht optimizmit mbi arritjen e një marrëveshje mes dy ekonomive më të mëdha të botës, analistët janë skeptikë nëse ky armëpushim do të çojë në lehtësim të tensioneve. 

Rënien më të madhe të aktivitetit në Eurozonë e kanë pësuar fabrikat në Gjermani, Itali, Spanjë e veçanërisht në Britani, ku një pjesë e tyre tashmë kanë ndaluar punën për shkak të tensioneve të krijuara nga marrëveshja Brexit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN