Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mediu tregon arsyen pse opozita nuk bllokoi votimet

Nga A2 CNN
2 Korrik 2019, 20:51 | Politikë
Mediu tregon arsyen pse opozita nuk bllokoi votimet

Për Fatmir Mediun, kryetarin e Partisë Republikane, 30 qershori ishte një ditë kur shqiptarët vendosën para përgjegjësisë politikën shqiptare, duke mos pranuar të shkojnë në zgjedhje farsë të organizuara nga Edi Rama.

“Nga ana tjetër, si opozitar nuk është momenti për të qenë euforik, por për të qenë të përgjegjshëm”, tha ai në emisionin “I Ftuari” të Endri Xhafos.

Por pse nuk e bllokoi opozita procesin, ashtu siç liderët e saj ishin shprehur më herët? Mediu i dha përgjigje kësaj pyetje se rrezikohej përplasja civile.

“Unë mendoj se bllokimi i procesit do të sillte konflikte që do të ishin në kurriz të qytetarëve. Nga kjo pikëpamje ishte më e vështirë kjo që ndodhi se sa të hynim në një përplasje. Edi Rama e ka kërkuar me insistim këtë përplasje për të justifikuar atë të keqe që ka krijuar vetë. Politika e Edi Ramaës ka qenë dhe ngelet e keqja e tij të kthehet në të keqe të të gjithë Shqipërisë”, tha Mediu.

A2 CNN Livestream

Dita jonë