Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Meta: Më 13 tetor zgjedhje të përgjithshme dhe zgjedhje për President

Nga A2 CNN
2 Korrik 2019, 11:13 | Politikë
Meta: Më 13 tetor zgjedhje të përgjithshme dhe zgjedhje për

Presidenti Ilir Meta tha se zgjidhja e tij për krizën politike është zhvillimi i zgjedhjeve të përgjithshme më 13 tetor, krah atyre vendore. “Më 13 tetor zgjedhje të përgjithshme, edhe zgjedhje për Presidentin. Unë do të kandidoj ndërsa Partia Socialiste të sjellë kandidaturën e saj”, tha Meta.

Më herët, Presidenti foli për ato që ai i quajti zgjedhje socialiste duke thënë se e gjithë kjo ishte një komplot. “I përqafoj të gjithë shqiptarët që shmangën një kurth dhe komplot të kurdisur prej kohësh për të ushqyer me çdo kusht përplasje civile. Nuk është një kurth i ri, është i hershëm. Është një komplot i cili bazohet jo në parimet e demokracisë, as të vlerave të Bashkimit Europian e as të NATO-s, e cila siç tha Sekretari i Përgjithshëm, Stoltenberg, ka në parim demokracinë. Por bazohet në parimet e “Deep State” që synon “total state capture” – “kapje totale të shtetit”. Synon krijimin e shtetit paralel dhe agjendave të nëndheshme, që janë në kundërshtim me parimet europiane”, tha Meta.

https://a2news.com/2019/07/02/cfare-eshte-deep-state/
https://youtu.be/mfVAwbW0Z9Q

“Prej kohësh i kam bërë të qartë zotit Basha, zonjës Kryemadhi dhe mikut tim, Doktorit. Të jenë të kujdesshëm të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPPd. Është një grup i strukturuar që punon sipas parimeve të “Deep state” që kanë gjetur edhe njeriun e duhur për këtë çështje, i cili nuk vjen në takime me Presidentin, por lahet në pshinë, edhe pse Presidenti i ka treguar për muaj të tërë rrugën e zgjidhjes, e cila nuk është “Rama ik”, por “Rama reflekto”. Kjo ishte deri të shtunën. Tani kam një agjendë tjetër, “Edi thellohu”. Në rast se ti nuk je i pavarur të marrësh vendimet e tua në interes të vendit tënd, unë dhe gjith shqiptarët e ndershëm që kanë ende gjak shqiptari, do ta mbrojmë Shqipërinë nga të gjitha ata miliarder që duan të kapin Shqipërinë”.

https://a2news.com/2019/07/02/meta-paralajmeron-ramen-nese-me-thote-me-burri-i-monikes-do-ti-them-gruaja-e-bilalit/

“Më tha Orban, kujdes nga Soros”

Presidenti Meta kujtoi në fjalën e tij edhe një bisedë me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, i cili e kishte paralajmëruar sipas tij, për George Soros. “Kam dy fjalë edhe për miliarderin e nderuar George Soros. Na ndihmoi në vitin 2000, sepse edhe ai është socialist në pikëpamje. Por më pati thënë Viktor Orban, “kini kujdes se nuk është aq demokrat dhe komploton kundër demokracisë”. Ai të vazhdojë të investojë në tregjet e mëdha, sepse Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit, por i Avni Rustemit, Mic Sokolit dhe shqiptarëve të tjerë”, tha Meta.

https://youtu.be/5rNN4MPLlBY
https://a2news.com/2019/07/02/meta-tregon-mesazhin-e-rames-me-shkroi-se-pas-nuk-do-te-gjeja-me-gjurme-lsi-je/

“Le të mbushin kutitë tërë ditën, as 10% nuk kanë marrë”

Duke iu kthyer zgjedhjeve që ai i quan votime, Meta shtoi: “Le të mbushin kutitë tërë ditën, as 10% nuk kanë marrë. Për mua demokracia është e panegociueshme, nuk e negocioj me asnjë shqiptar, me asnjë ambasadë, me asnjë shtet dhe të gjithë botën, sepse jam këtu vetëm falë demokracisë. Pa demokracinë do të ishte një emigrant, ose këtu, por nuk do të isha ky që jam. Zgjedhjet janë më 13 tetor. Dekretin e Presidentit vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta diskutojë. Pra gjithë këto pallavrat, KQZ-rat, dhe Kolegjin socialist, nuk mund të bëjnë gjë për këtë”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli