Meta paralajmëron Ramën: Nëse më thotë më burri i Monikës, do t’i them gruaja e Bilalit

Presidenti Ilir Meta, gjatë konferencës së tij të gjatë për shtyp ditën e martë, paralajmëroi kryeministrin Edi Rama që të mos e quajë më “burri i Monikës”.

Unë këtu jam, unë pres iniciativa të tjera për zgjidhjen e krizës që do t’i mbështes. Kush do që të lahet në pishinë të lahet se verë jemi, por do të marrë faturën për thellimin e kësaj krize. Ose ecim bashkë me Maqedoninë e Veriut ose ngelemi në klasë. Ose hajde bëjmë cirk dhe dalim me çitjane. Nëse duam seriozitet, të vijë këtu. Dhe nëse më thotë më burri i Monikës, do t’i them gruaja e Bilalit. Unë jam President i Republikës dhe nuk më intereson Monika. Monika i ka siguruar fëmijët e saj dhe hallet e saj, por janë tërë ata njerëz që mendojnë të ikin dhe nuk janë vetëm hallexhinj e të papunë, por edhe sipërmarrës dhe intelektualë”, tha Meta.

Bilal Shehu i mundësoi Edi Ramës në tetor të vitit 2012 pjesëmarrjen në një takim me Presidentin e SHBA­, Barack Obama, ku kryeministri përfitoi të bënte dhe një foto me Obamën që më pas u shpërnda në media.

Shkarkoni aplikacionin e A2