“Një blerje, një fëmijë i humbur”, iniciativë për t’u duartrokitur e Romës

Në mënyrë që të sensibilizojë opinionin publik mbi temën e fëmijëve të zhdukur, Roma ka vendosur që pas çdo blerjeje të re që prezanton në rrjetet e saj sociale, të publikojë edhe foton e një fëmije të humbur, së bashku me informacionet përkatëse.

Në fillim do të publikohen dy video për çdo postim merkatoje: një i dedikuar fëmijëve italianë dhe një tjetër për fëmijët amerikanë. Klubi po punon edhe me një shoqatë angleze për të prezantuar edhe fëmijë evropianë që kanë humbur.

Në botë ka rreth 1 milionë minorenë që zhduken çdo vit dhe vetëm pak prej tyre gjenden sërish.



Shkarkoni aplikacionin e A2