Partizani, sot miqësorja e fundit në Slloveni

Partizani zhvillon sot testin e fundit miqësor në Slloveni, atje ku do të mbyllë njëkohësisht edhe përgatitjet fizike dyjavore.

Të kuqtë e trajnerit Franco Lerda do të sfidojnë polakët e Krakovias. Pas dy humbjeve zhgënjyese, nga kampionët kërkohet reagim në mënyrë që skuadra të rikthejë moralin në prag të sfidës së Champions League përballë Karabagut.

Kryeqytetasit janë mundur 5-1 një nga Sarajevo në miqësoren e parë dhe 2-1 nga NS Mura në testin e dytë miqësor.

Së bashku me skuadrën, në Slloveni ështe bashkuar edhe Rron Broja, mesfushori i marrë nga Shkupi, i cili është përforcimi më i ri i të kuqve.

Shkarkoni aplikacionin e A2