Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rooney shënon në fund të ndeshjes, “fluturon” birra në stadium

Nga A2 CNN
2 Korrik 2019, 18:08 | Futboll
Rooney shënon në fund të ndeshjes, “fluturon” birra

Një gol i shënuar nga Wayne Rooney në minutën e 92 të ndeshjes ka ekzaltuar pa masë tifozët e DC United. Sulmuesi anglez shënoi nga pika e penalltisë në ndeshjen kundër Torontos dhe mori një pikë të rëndësishme për ekipin e tij.

E veçanta e këtij goli ishte se fansat kanë derdhur një sasi të madhe birre, kur topi preku rrjetën duke bërë që videoja të bëjë xhiron e rrjetit brenda një kohe të shkurtërt.

Futbollisti 33 vjeçar ka shënuar 4 gola në 6 ndeshjet e fundit, por ky është shumë i rëndësishëm pasi DC United renditet i dyti dhe është ende në garë për titullin kampion të MLS.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli