Të gjitha “rrugët” e çojnë te Milani mesfushorin e Realit…

Milani dështoi të siguronte një vend në Champions për sezonin e ardhshëm, më pas edhe përjashtimi nga Europa League.

Megjithatë, për kuqezinjtë kjo verë pritet të jetë e nxehtë sa i përket merkatos. Lojtari i parë tashmë është afruar dhe ai është mbrojtësi i Realit të Madridit Theo Hernandez, i cili pasditen e sotme do të hedhë firmën në kontratë.

Por Milani po punon në disa drejtime dhe lojtari kryesor që synojnë të ofrojnë drejtuesit e rinj është mesfushori kampion i Europës me Spanjës e 21-vjeçarëve, Dani Ceballos.

Në fillim dukej e vështirë, por tashmë janë disa arsyet që lojtari të përfundojnë nën urdhrat e trajnerit Marco Giampaolo.

“Tuttosport” shkruan se lojtari nuk është në planet e trajnerit Zidane. Në anën tjetër, sipas Marca-s mesfushori nuk ka një marrëdhënie të mirë me agjentin e tij dhe kontrata me të i skadon në vitin 2020. Cabellos nuk dëshiron të transferohet këtë verë dhe të pasurojë agjentin e tij. Kjo situatë është kuptuar dhe nga Reali, i cili mund ta huazojë lojtarin të Milani, ndërsa do ta shisnin atë verën e ardhshme për 40 apo 50 milionë euro.

Megjithatë, për të mësuar të ardhmen e lojtarit, tashmë na mbetet të presim vijimin e merkatos.

Shkarkoni aplikacionin e A2