“Vandalizuan Parlamentin”, dënohet dhuna në Hong Kong

Liderja e Hong Kongut Carrie Lam dënoi përdorimin ekstrem të dhunës, siç e cilësoi, nga protestuesit që mësynë dhe vandalizuan parlamentin mbrëmjen e së hënës.

Aktivistët pushtuan Këshillin Legjislativ për disa orë, pas shkëputjes nga një protestë paqësore. Trazirat pasojnë valën e manifestimeve paqësore, që u nxit nga projektligji kontrovers për ekstradimet në Kinë. Shefja ekzekutive e territorit autonomi në juglindje të Kinës, doli në një konferencë për shtyp në orët e para të së martës, pasi policia hodhi gaz lotsjellës për pastrimin e Këshillit Legjislativ.

“Veprimet e atyre që mësynë Parlamentit duhet të dënohen seriozisht, pasi asgjë nuk është më e rëndësishme se sundimi i ligjit në Hong Kong”, tha Carrie Lam, lidere e Hong Kongut.

Qeveria e pezulloi projektligjin e ekstradimeve muajin e kaluar, por manifestuesit duan që ai të anulohet plotësisht dhe kërkon dorëheqjen e Lam. Të hënën, Hong Kongu shënoi përvjetorin e dorëzimit nga sundimi britanik në atë Kinez, në vitin 1997.

Ngjarja kujtohet zakonisht me marshime pro demokracisë, por këtë vit nuk ndodhi kështu. Përleshje shpërthyen që në orët e para të mëngjesit, ndërsa protestuesit  bllokuan rrugët rreth ambientit ku Lam po merrte pjesë në një ceremoni shtetërore. Më pas dhjetëra demostrues mësynë Këshillin Legjislativ, duke thyer fasadën prej xhami.

Ata dëmtuan emblemën e Hong Kongut në brendësi të godinës, ngritën flamurin kolonial britanik dhe shkruajtën mesazh të ndryshme nëpër mure. 

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN