Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Zgjedhjet vendore, në Tiranë mbi 13 mijë vota të pavlefshme

Nga A2 CNN
2 Korrik 2019, 12:33 | Aktualitet
Zgjedhjet vendore, në Tiranë mbi 13 mijë vota të pavlefshme

Ndër anomalitë e zgjedhjeve më 30 qershor, prania e votave të deklaruara të pavlefshme ishte një nga fenomenet më të prekshme.

Rekordin në këtë kuptim e mban padyshim kryeqyteti i vendit, ku sipas të dhënave të KQZ janë mbi 13 000 votat që për arsye të ndryshme janë deklaruar si të tilla.

Arsyet janë nga më të ndryshmet, nga pakujdesia, padia ose interpretimi i gabuar, por edhe si mesazh politik i mirëqenë, një votë proteste në mungesë të kandidatit.   

Vota të tilla ka patur në çdo qytet. Në Lezhë, përshembull, pati 1269 të tilla, në Vlorë 1854, në Durrës mbi 3000. Fieri dhe Korça nuk mbeten pas, me 2302 dhe 1912 të tilla.

Vijojnë Kukësi me 880, Maliq 847, Krujë 748, Gjirokastra me 660, Delvina 595, Përmeti me 515.

A2 CNN Livestream

Dita jonë