Zjarr në nëndetësen ruse, 14 viktima

Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se 14 marinarë humbën jetën si pasojë e një zjarri në një nëndetëse.

Zyrtarët e Ministrisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë ndërsa nëndetësja po zhvillonte një mision kërkimor brenda ujërave territoriale ruse.

Përmes një deklaratë për shtyp, ushtria ruse bën me dije se 14 marinarët humbën jetën si pasojë e gazrave toksike të shkaktuara nga zjarri që ra në mjetin lundrues. Nëndetësja tashmë ndodhet në bazën ushtarake në veri të qytetit Severomorsk dhe po zhvillohet një hetim për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Në vitin 2000, 118 marinarë humbën jetën pas mbytjes së nëndetëses bërthamore Kursk në fundin e detit Barent.

Shkarkoni aplikacionin e A2