Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Akuzohet për vrasjen e dy shqiptarëve në Itali, kapet në Elbasan

Nga A2 CNN
3 Korrik 2019, 09:11 | Kronikë
Akuzohet për vrasjen e dy shqiptarëve në Itali, kapet në

Policia e Shtetit dhe Interpoli kanë arrestuar në Elbasan gjatë një operacioni të përbashkët një person në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për shtetasin Sokol Taçe, 50 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, shumë i kërkuar në Itali pasi Gjykata e Bergamos në vendin fqinj ka dhënë për të masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja me paramendim".

Më në detaj, personi akuzohet se në vitin 1998, në bashkëpunim me një shtetas me iniciale P.D. ka vrarë dy shtetas të tjerë duke i qëlluar me një automatik, në lokalitetin Osio Sotto të Bergamos.

I akuzuari pritet të ekstradohet në Itali.    

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani