
Atletico Madrid ka afruar një tjetër lojtar në skuadër dhe ai është talenti nga Benfika, Joao Felix. Ekipi spanjoll ka paguar rreth 127 milionë euro për të marrë shërbimet e të riut portugez duke e bërë atë një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e klubit.
Pas disa muajsh, negociatat mes Atletico Madrid dhe Benfica u shpeshtuan ditët e fundit me lojtarin dhe agjentin e tij që udhëtonin shpesh në Madrid.
Atletico ra dakord të paguajë klauzolën 120 milionë euro tek Benfika, plus 6 milionë euro të tjera për të financuar këstet e pagesave.
Tek Atletico janë të bindur se 19 vjeçari Joao Felix do të bëjë shumë shpejt që të harrohet Antoine Griezmann, largimi i të cilët tashmë konsiderohet çështje e mbyllur.