Bashkimi Europian, kush janë liderët e rinj?

Emri i Ursula Von Der Leyen nuk ishte shqiptuar në asnjë prej diskutimeve të mëhershme të liderëvë të Unionit, për zgjedhjen e pasuesit të Jean Claude Junker në krye të Komisionit Europian.

 Por pas dështimit të marrëveshjeve të propozuara për kompromis, ministrja gjermane e mbrojtjes u shfaq papritur nga hijet si kandidate për postin kyç të BE-së.

Ursula Von Der Leyen

Si gruaja e parë në krye të komisionit, nëse Parlamenti Europian do ta aprovojë kandidaturën, mes përgjegjësive të saj do të jenë propozimi i ligjeve të reja evropiane, forcimi i rregullave të bllokut dhe menaxhimi i marrëdhënieve tregtare.

Besnike e Angela Merkel, dhe pjesëtare e CDU-së që prej 2005, ajo nuk pritet të sjellë ndonjë ndryshim në politikat e komisionit. 60 vjeçarja është nënë e 7 fëmijëve, diçka e pazakontë për një vend ku niveli mesatar i lindshmërisë është 1.59 fëmijë për grua.

Charles Michel

Shihet si integracioniste e flaktë, e cila mbështet një bashkëpunim më të ngushtë ushtarak në BE.  Ka qenë ministre e mbrojtjes në Gjermani që prej 2013-të.

Charles Michel, do të jetë belgu i dytë në krye të Këshillit Europian dhe do të përfaqësojë liberalët në institucionet evropiane. Nga viti 2014 ai është kryeministër i Belgjikës.

Josep Borrell

Josep Borell, nga radhët socialiste, i cili ka udhëhequr diplomacinë spanjolle që nga viti 2018, do të jetë Përfaqësues i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Paraardhësja e tij, Federica Mogherini, është marrë drejtpërdrejt me dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, dhe kjo do të jetë hera e parë që ky funksion, do të mbahet nga përfaqësues i një shteti  që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Shkarkoni aplikacionin e A2