Bleu pamjet origjinale të zbritjes në Hënë për 200$, pret të bëhet milioner

Më 20 korrik 1969, NASA dërgoi njeriun në hënë dhe i gjithë rrugëtimi u xhirua me kamera. Në vitin 1976, Agjencia Amerikane Hapësinore ia shiti të gjithë pamjet origjinale nga misioni “Apollo 11” një praktikanti i cili i mbajti ato për dekada me radhë pa e ditur se çfarë kishte brenda.

Sot, këto kaseta do t’i shiten ofruesit më të mirë në ankand, me një çmim që fillon nga 700 000 dollarë, por sipas ekspertëve mund të arrijë deri në 2 milionë dollarë. Ankandi do të nisë më 20 korrik, në 50-vjetorin e zbarkimit në Hënë.

Gjithsej bëhet fjalë për 65 kaseta që kanë 2 orë e gjysmë pamje nga misioni historik, që nga shkelja e Neil Armstrong mbi sipërfaqen e Hënës, te biseda ndërplanetare me Presidentin e kohës, Richard Nixon dhe ngulja e flamurit amerikan.

Kasetat u shitën aksidentalisht në një ankand të zhvilluar nga NASA për saktësisht 217,77 dollarë. Kur dëgjoi se NASA po përpiqej të gjente pamjet origjinale të zbritjes në Hënë, ai i dërgoi të një arkivist për të kontrolluar çfarë kishte në to dhe bëri zbulimin e madh që mund ta bëjë milioner.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN