Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Coutinho “turpërohet” nga një... mbrojtës!

Nga A2 CNN
3 Korrik 2019, 16:39 | Futboll
Coutinho “turpërohet” nga një... mbrojtës!

Messi dështoi sërish me Argjentinën e tij, duke u eliminuar në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, pasi u mund 2-0 nga Brazili organizator i turneut.

Megjithatë, kombëtarja e drejtuar nga Linel Scaloni tregoi se ka në përbërje element mjaft cilësor, edhe pse shumë prej tyre ishin të panjohur në futbollin evropian.

Një prej tyre ishte edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, 21-vjeçari Juan Marcos Foyth, i cili është pjesë e Tottenham.

Thuajse në të gjitha ndeshjet që zhvilloi Argjentina në këtë kampionat, djaloshi bëri paraqitje mjaft të mira. E tillë ishte edhe gjysmëfinalja ndaj Brazilit, edhe pse në fund dolën të mundur.

Megjithatë, një veprim i lartë teknik i Foyth ndaj Coutinho-s bëri xhiron e botës në internet...

https://www.youtube.com/watch?v=Yh2LG2gfy5s

A2 CNN Livestream

Dita jonë