Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Grabitja në Rinas, tre persona në kërkim, Policia ofron 10 000 euro shpërblim

Nga A2 CNN
3 Korrik 2019, 15:36 | Kronikë
Grabitja në Rinas, tre persona në kërkim, Policia ofron 10 000

Policia e Shtetit ka publikuar fotot e tre personave të shpallur në kërkim në lidhje me grabitjen në Rinas realizuar më 9 prill të këtkij viti, ku u morën disa miliona euro brenda aeroportit. Policia ka vënë në dispozicion një fond prej 10 000 eurosh për çdo person që ka informacione të vlefshme në lidhje me vendndodhjen e tyre.

Ndaj tre prej grabitësve, Klement Çala, 31 vjeç, banues në Elbasan, Eldi Çala, 34 vjeç, banues në Elbasan dhe Talo  Çela, 48 vjeç, banues në Elbasan, Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar në mungesë masën e sigurisë "Arrest në Burg", për veprat penale "Vrasja e punonjësit të Policisë", kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, "Vjedhja me armë kryer në bashkëpunim", "Grup i strukturuar kriminal".

Policia ka vënë në dispozicion edhe dy numra telefoni (069 41 04 111 / 069 41 00 615) për këdo që ka informacion, ndërsa saktëson se po vijon punën për kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje.

Në mesin e muajit qershor, Policia arrestoi Hasan Kanaçin, i cili dyshohet se iu ka dhënë informacion pjesëtarëve të tjerë të bandës për mbërritjen e blindit me para në pistën e aeroportit. Ai konsiderohet si personi me procedurë që çon i fundit paratë në avion.

Deri tani policia ka arrestuar 7 persona. Në grabitjen së Rinasit mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë shtetasi Admir Murataj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë