Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Krerët e rinj të Unionit, Ursula Von Der Leyen pasuese e Juncker

Nga A2 CNN
3 Korrik 2019, 10:53 | Bota
Krerët e rinj të Unionit,  Ursula Von Der Leyen pasuese e Juncker

Pas diskutimeve maratonë, krerët e shteteve të Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje për drejtuesit e institucioneve kryesore evropian. 

Për herë të parë Komisioni Evropian do të drejtohet nga një grua, nëse ministrja gjermane e mbrojtjes Ursula Von  Der Leyen do të konfirmohet edhe nga Parlamenti Evropian, ndërsa shefja e FMN, Christine Lagard do të drejtojë bankën qendrore evropiane.

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel u propozua për postin e kreut të Këshillit Evropian ndërsa për politikën e Jashtme të BE-së, krerët e unionit zgjodhën ministrin e Jashtëm spanjoll, Jozep Borell.  Vendimi i papritur për të kandiduar Von der Leyen si pasuese të Jean Claude Junker, erdhi pas refuzimit të kandidatëve kryesorë, si Frans Timmermans dhe Manfred Veber.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se emërimet ishin frut i mirëkuptimit franko-gjerman.

 “Ajo që po propozojmë sot është një skuadër e mirë. Ursula von der Leyen është një evropiane e mirë, ashtu si edhe Charles Mishel i cili është pjesëtar i Eurozonës dhe zonës Shengen. Ai do të jetë në gjendje të na sjellë propozime ambicioze”, deklaroi presidenti francez.

Për postin e 5-të të rëndësishëm, ai i presidentit të Parlamentit Evropian, krerët e unionit nuk janë shprehur ende por favorit është Manfred Veber i PPE.

Shumica e posteve duhet të aprovohen nga Parlamenti evropian. Ky i fundit mund të parashtrojë shqetësimet për anashkalimin e procesit të njohur si Spicenkandidaten, sipas të cilit kandidati i partisë fituese në zgjedhjet parlamentare duhet të drejtoje Komisionin Evropian.

I papritur ishte edhe fakti se postet kryesore i shkuan përfaqësueseve të Evropës perëndimore, pa kandidatë nga lindja. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë