Lagarde, kush është gruaja e parë në krye të BQE? – A2

Lagarde, kush është gruaja e parë në krye të BQE?

Christine Lagarde ka lindur në Paris në vitin 1956, ku është diplomuar për drejtësi. Në karrierën e saj si avokate në fushën e Konkurrencës dhe Punës, ajo arriti të ngjisë shumë shpejt majat duke u vendosur në krye të një prej studiove ligjore më të mëdha në Amerikë.

Kjo e katapultoi atë në qeverinë franceze të Fransua Fijó, në postin e Ministres së Ekonomisë dhe Financave, duke u bërë gruaja e parë që kontrollon llogaritë e një prej shteteve të G8.

Pas krizës ekonomike botërore, Lagarde u vu në krye të FMN, sërish gruaja e parë që bën diçka të tillë.

Forbes e rendit atë si gruan e tretë më të fuqishme në botë, pas kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministres britanike në largim Theresa May. Ndërsa që prej vitit 2012 ajo mban medaljen më të lartë të Francës, Legjionin e Nderit.

Por, pavarësisht sukseseve, figura e Lagarde nuk ka vetëm vlerësime. Në vitin 2016 një gjykatë franceze e shpalli atë fajtore për neglizhencë në rastin e arbitrazhit të biznesmentit francez Bernard Tapie, që i kushtoi shtetit 403 milionë euro. Ndërsa shpesh pikëpamjet e shprehura nga ylli i rrokut i financave kanë krijuar pakënaqësi, veçanërisht në Greqi, pas deklaratës së saj në një intervistë se grekët kishin bërë qejf duke mos paguar taksa, ndërsa tani është koha për të kthyer mbrapsht borxhin.

Në jetën personale, Lagarde është nënë e dy djemve, ndërsa në adoleshencë ka qenë pjesë e ekipit kombëtar francez të notit të sinkronizuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2