Mandzukic drejt rikthimit në Gjermani

Nuk zhvillon një lojë të bukur, por është një lojtar vendimtar për skuadran, duke dhënë maksimumin në fushën e lojës.

Duartrokitjet për Mandzukic nuk kanë munguar thuajse asnjëherë nga tifozët bardhezinj të Juventusit. Megjithatë, Gazzetta dello Sport ka shkruar këtë të mërkurë se sulmuesi kroat mund të largohet nga kampionët e Italisë dhe për të mund të ketë një rikthim në Bundesliga-n gjermane.

Edhe pse në moshën 33-vjeçare, Borussia Dortmund po insiston të transferojë lojtarin e Juventusit dhe sipas medias italiane, është gati të paraqesë një ofertë bindëse të drejtuesit bardhezinj, por edhe për sulmuesin kroat.

Shkarkoni aplikacionin e A2