Messi kapet me arbitrin: Ishin dy penallti për ne, por as nuk shkoi te VAR-i – A2

Messi kapet me arbitrin: Ishin dy penallti për ne, por as nuk shkoi te VAR-i

Leo Messi shprehu të gjithë pakënaqësinë e tij ndaj arbitrit të ndeshjes Argjentinë-Brazil, e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Amerikës.

“Zhvilluam një ndeshje të madhe dhe nuk duhet të përfundonte kështu. Mendoj se nuk ishin superiorë ndaj nesh. Bënë golin e parë dhe pastaj shënuan të dytin pas një kundërsulmi që erdhi kur duhej të na jepej neve penallti. Ishte penallti edhe ajo e Otamendit”, tha kapiteni i Argjentinës pas ndeshjes.

“Kanë bërë budallallëqe plot në këtë Kupë Amerike dhe sot as nuk shkuan te VAR-i. Duhet analizuar kjo gjë dhe shpresoj që CONMEBOL të bëjë diçka për këto arbitrime që përcaktojnë ndeshjet”, shtoi Messi.

Shkarkoni aplikacionin e A2