Meta, mesazh Ramës për “Ramaformën” në Drejtësi

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën me një mesazh për Edi Ramën në lidhje me Reformën në Drejtësi.

Kreu i Shtetit i është drejtuar kryeministrit nëpërmjet rrjetit social Facebook, duke i thënë se ka timonin e qeverisjes, por nuk ka frena.

“Mirëmëngjes të dashur qytetarë! Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi “krijues” i Reformës. Timonieri ynë ka timon, por s’ka frena dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme. Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura”, shkruan Meta.

Shkarkoni aplikacionin e A2