Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Oficeri i Navy Seal lirohet nga akuza për krime lufte

Nga A2 CNN
3 Korrik 2019, 18:29 | Bota
Oficeri i Navy Seal lirohet nga akuza për krime lufte

Një gjykatë në San Diego të Kalifornisë shpalli të pafajshëm oficerin e Navy Seal, Edward Gallagher.

Ushtaraku i forcave speciale amerikane ishte vënë nën akuzë për krime luftë për vrasjen e një militanti adoleshent të ISIS në Irak në vitin 2017 i cili në atë kohë ndodhej në burg.

Edward Gallagher u shpall gjithashtu i pafajshëm dhe për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, por u dënua me 4 muaj burg për fotografimin e kufomës së militantit.

Një nga arsyet e lirimit të ushtarakut të lartë ishte dhe dëshmia e një infermieri i cili pranoi para gjykatës se ishte ai që kishte vrarë të burgosurin e plagosur duke i bllokuar tubin e frymëmarrjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë