Refuzimi i kthimit të vizave për shqiptarët, reagon ministri holandez, Stef Blok – A2

Refuzimi i kthimit të vizave për shqiptarët, reagon ministri holandez, Stef Blok

Pasi komisioni Europian refuzoi kërkesën e Holandës për rikthimin e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë, ka reaguar dhe ministri i Jashtëm i këtij vendi, Stef Blok.

Në një prononcim për mediat holandeze, ai thotë se Komisioni Europian rekomandon Shqipërinë që të vazhdojë luftën ndaj krimit të organizuar dhe i kërkon që të marrë mbrapsht të gjithë shqiptarët që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së.

Më herët reagoi dhe ambasada e Holandës në Tiranë që ishte po në të njëjtën linjë me qeverinë e Amsterdamit: “Vendi ynë do të punojë me Shqipërinë për të parë se si shqetësimet tona në lidhje me krimin e organizuar, aplikimet e pabazuara për azil dhe klandestinët që përpiqen të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet porteve të Holandës, mund të adresohen në mënyrë efikase”, thuhet në deklaratë. 

Shkarkoni aplikacionin e A2