Ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, FA përgatisin njësinë operacionale në kuadër të KFOR

Batalioni i III i këmbësorisë se forcave te armatosura shqiptare, po përgatit ngritjen e njësisë operacionale, e cila ka për qellim të mbështesë autoritetet civile në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Për këtë arsye batalioni në fjalë po stërvitet në Hohenfels të Gjermanisë përkrah 8 vendeve aleate e partnere të NATO-s dhe që drejtohen nga SHBA.

Trupat shqiptarë stërviten me kontingjentet që do dislokohen në misionin e KFOR me qellim rritjen e  aftësive ndërvepruese të ushtarakëve tanë në mjedise shumëkombëshe, të cilët janë të gatshëm të shërbejnë kudo ku NATO ka nevojë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN