Sezoni turistik, Policia Shqiptare protokoll bashkëpunimi me atë malazeze

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu së bashku me homologun malazez Veselin Veljovic, nënshkruan protokollin “Mbi bashkëpunimin gjatë sezonit turistik për vitin 2019”.

Sipas këtij protokolli, Policia e Shtetit do të dërgojë 4 oficerë në Malin e Zi për periudhën kohore 1 korrik-31 gusht. Oficerët shqiptarë në Malin e Zi do të kryejnë shërbimet e tyre në Stacionet Policore të Ulqinit dhe Budvës. Përfaqësuesit e Policisë së Shtetit, së bashku me përfaqësuesit e Policisë së Malit të Zi do të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme me qëllim forcimin e bashkëpunimit policor.

Gjatë takimit dy krerët e lartë të policisë Veliu dhe Veljovic vlerësuan bashkëpunimin e lartë që policitë e dy vendeve kanë. Të dy Drejtorët e Përgjithshëm ranë dakord që modele të tilla bashkëpunimi të aplikohen edhe në fusha të tjera.

Shkarkoni aplikacionin e A2