Shirat “pushtojnë” Japoninë, rreth 1 milion persona të evakuuar

Japonia urdhëroi evakuimin e mbi 1 milionë personave në ishullin Kjushu që gjendet në jug të vendit, për shkak të alarmit për përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Kjo erdhi pas reshjeve të dendura të shiut që kanë pushtuar Japoninë prej disa ditësh. Që prej të premtes ka rënë 1 mijë milimetra shi, aq sa parashikohej të binte në të gjithë muajin korrik.

Sipas raportimeve, një grua e moshuar humbi jetën pasi banesa e saj u përfshi nga rrëshqitja e dheut.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe u kërkoi banorëve që të respektojnë masat e sigurisë dhe të pranojmë evakuimin.

Situata e rëndë do të vazhdojë deri në fund të kësaj jave, pasi meteorologët parashikojnë reshje të tjera shiu.

Shkarkoni aplikacionin e A2