Shkodër, sekuestrohen 300 kg kanabis, 5 të arrestuar

5 persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës pasi po transportonin një sasi të madhe lënde narkotike të llojit kanabis sativa. 

Pas verifikimeve të policisë, rezultoi se sasia e lëndës narkotike të sekuestruar është 300 kg. Deri tani bëhet me dije vetëm emri i njërit prej personave të arrestuar për drogën dhe ai është shtetasi Gentian M.

Policia nuk bën me dije emrat e të arrestuarve të tjerë në këtë operacion për arsye hetimore, por deklaron se vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal si dhe po hetohet për destinacionin e lëndës narkotike.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN