Shtyhet gjyqi për Saimir Tahirin

Është shtyrë për në 17 korrik gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Edhe pse e nisi gjyqin 2 muaj pas kalimit për gjykim për të mos pasur zvarritje, Gjykata për Krime të Rënda është detyruar për të dytën herë të shtyjë seancën ndaj ish-ministrit dhe 3 ish-zyrtarëve të policisë.

Ashtu si në 19 qershor, edhe sot seanca dështoi pasi një prej të pandehurve nuk ishte lajmëruar.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN