Si nxirret Xhelal Mziu nga zyra? Deputetja socialiste tregon mënyrën në “Dita Jonë” – A2

Si nxirret Xhelal Mziu nga zyra? Deputetja socialiste tregon mënyrën në “Dita Jonë”

Deputetja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea, e ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, u pyet mbi deklaratat e disa kryebashkiakëve demokratë të cilët kanë refuzuar që të lirojnë zyrën.

Xhelal Mziu deklaroi në 30 qershor, në një intervistë ekskluzive për A2 CNN, se “në 13 tetor unë sfidoj këdo me një garë të hapur dhe jam i sigurtë se do të jetë fitorja ime më e thellë”.

Kur u pyet se si veprohet në një rast të tillë, Gjebrea u përgjigj: “Kush guxon që të cenojë shtetin e së drejtës do të përballet me forcën e ligjit. Janë deklarata të bëra nga kryetarë bashkish që nuk janë votuar nga populli dhe do të përballen me kuadrin ligjor të vendit. Mendoj që janë kërcënime me efekt emocional sepse ata janë të detyruar që në gusht të lënë zyrën. Është e pamundur që të funksionojë kaosi. Uroj që të mos shohim shfaqje të shëmtuara”.

Në lidhje me daljen e djeshme para mediave të Presidentit Ilir Meta, deputetja socialiste tha: “PS e ka bërë të qartë qëndrimin e vet në lidhje me Presidentin, do të ngrihet komision hetimor për shkarkimin e tij”.

Përsa i përket numrit të lartë të votave të pavlefshme në këto zgjedhje lokale, Gjebrea theksoi se “PS-ja është e përgjegjshme për ta lexuar me vëmendje rezultatin e zgjedhjeve lokale”.

Shkarkoni aplikacionin e A2