Tregjet, çmimet të papërballueshme për qytetarët – A2

Tregjet, çmimet të papërballueshme për qytetarët

Në kulmin e sezonit kur duhet të dominojnë prodhimet vendase dhe çmimet të uleshin, në treg po ndodh e kundërta. Edhe fruta-perimet e stinës janë bërë të papërballueshme për konsumatorët. 

Nga ana tjetër, tregtarët ankohen për rënien e ndjeshme të kërkesës, e thënë ndryshe blerjeve. Sipas tyre, kjo nuk vjen nga çmimet, por nga pamundësia financiare e qytetarëve. 

Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se në maj inflacioni, që është edhe treguesi që indirekt tregon për koston e jetesës në vend, zbriti në nivelin minimal të 1.5%. Kjo ndodh në një kohë kur çmimet e ushqimeve në këtë periudhë u rritën me 3.1%.

Kjo çon në përfundimin se konsumi është tkurrur ndjeshëm. 

Shkarkoni aplikacionin e A2